Report TV - Qytetari: O zotëri s'lejohet të mbaj celular? Polici: Të hiqet patenta

Report TV 2017-07-04

Views 2

Policia rrugore ka ndërrmarë sërish një tjetër operacion në qendër të së cilës ka qenë mos përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe rripin e sigurimit.

Por mesa duket disa qytetarë nuk janë informuar ende se të folurit në celularë teksa drejton mjetit gjobiten deri në heqjen e patentës. Në videon e sjellë nga policia, vihet re qytetari i cili pasi ndalohet nga polici rrugor e pyet atë me çudi: O zotëri nuk lejohet të mbash celular?

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni në të gjithë vendin u vendosën 144 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, 113 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 117 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

?Blici Rrugor? ka nisur në orën 12:00 deri në orën 13:00.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS