TIRANË- Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjegjshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i makinës me shpejtësi është i papranueshëm dhe vrastar. Policia ka vijuar kontrollet mbrëmë në aksin Sauk - Teg.
Radari ka kapur 'pilotët' që në kundërshtim me normat e lejuara lëviznin me shpejtësi 152 km/h - 162 km/h. Policia thotë se në 4 orë monitorim janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë vendosur 12 gjoba."Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor" mbyllet apeli i policisë.