Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me argumentin se maxhoranca ka zbatuar vetëm 1 % të marrëveshjes me PDIU, Shpëtim Idrizi tha se partia që drejton nuk mund të mbajë përgjegjësi për qeverisjen. Kjo deklaratatë vjen kur pak kohë na ndan nga nisja e fushatës elektorale.
Në prag të fushatës elektorale, Shpëtim Idrizi, i kujton kryeministrit Rama se nuk ka zbatuar marrëveshjen me PDIU.
Idrizi: ?Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbështetur reformat e mëdha por nuk ka qënë asnjëherë pjesë e pushtetit. Çfarë dua të them me këtë? Në të gjithë Shqipërinë marrëveshja jonë me mazhorancën është zbatuar vetëm 1% dhe ne mbajmë përgjegjësi për këtë mazhorancë dhe qeverisjen vetëm 1%, por mbajmë përgjegjësi 100% për mbështetjen tuaj dhe për t?i kthyer deputetët tuaj në interes të Dibrës.?
Në një takim në Dibër me strukturat dhe të rinjtë që i janë bashkuar PDIU, Shpëtim Idrizi, tha se vendi nuk mund të mbetet peng i disa kryetarëve të partive.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/maxhoranca-ka-respektuar-1-te-marreveshjes-aq-mban-pergjegjesi-pdiu/