Ora News - PDIU koalicion të ri me PD, Idrizi: Rama na përdori si çakmak. Bushati valle me Kotzias

Ora News Lajme 2018-09-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është mbledhur pasditen e sotme Këshilli Kombëtar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Burimet bëjnë me dije se Këshilli Kombëtar do të propozojë nisjen e bisedimeve për një koalicion me PD.

Në këtë mbledhje do të votohen edhe për dy Këshilli Kombëtar do të propozojë nisjen e bisedimeve për një koalicion me Partinë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve, kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi tha se ishte përdorur si çakmak nga Edi Rama.

Idrizi: "Edhe unë kam bërë gabimet e mia, edhe unë kam gabuar. Pasi mendova dhe besova se do e çonim para kauzën tonë me këtë maxhorancë. Por skam besuar se dikush mund të luante me fatet e pushtetit. Nuk e mendova se ne do ishim çakmak për rritjen e temperaturave dhe për të arritur marrëveshjen. Do doja që mos të ishte e vërtetë, ndaj ky është faji im".

Gjithashtu, Idrizi deklaroi se kryeministri grek Tsipras sillet me arrogancë duke deklaruar se çështja çame nuk ekziston, ndërsa shton se kryediplomati Bushati hedh valle me homologun grek.

Idrizi: "Çështja çame ndodhet në një moment delikat. Më duhet t?i jap një përgjigje kryeministrit grek që tha me arrogancë se çështja çame nuk ekziston si dhe të tjerëve që thonë se janë në prag të një zgjidhje me Shqipërinë. Ne nuk çuditemi nga deklaratat arrogante tipike të një lideri në Ballkan si Cipras. Greqia nuk ka përzënë vetëm çamët, por edhe hebrenjtë dhe të tjerët. Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet. Pala shqiptare thotë se ne kemi folur për çështjen çame, por Greqia nuk pranon. Kaq? Kjo nuk mjafton. Ne i jemi adresuar ministrin Bushati me 16 pyetje për të sqaruar opinion publik se çfarë është diskutuar me palën greke.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mblidhet-keshilli-kombetar-i-pdiu-burimet-koalicion-te-ri-me-pd

Share This Video


Download

  
Report form