Rama: Europa, garanci për paqen në Ballkan

RTV KLAN 2017-07-04

Views 0

Kryeministri Edi Rama po përsërit shumë shpesh qëndrimin e tij se nëse rajoni i Ballkanit nuk intergohet sa më shpejt në Bashkimin Europian, forcat antieuropiane, pa specifikuar kush janë ato, do të shtrinë ndikimin e tyre në këto shtete. I ftuar nga Fondacioni ?Friedrich Ebert? si folës në ?Eminent Lectures?, në Berlin, Rama renditi te gjitha arsyet përse këto shtete i kanë sytë nga Europa në një kohë kur euroskepticizmi është rritur në Europë.

?Ne nuk jemi duke rendur drejt anëtarësimit, por jemi gjithmonë e më shumë të dëshiruar për të mos humbur perspektivën europiane, si i vetmi horizont në sytë e njerëzve tanë, sepse do të ishte tepër vonë, nëse forcat antieuropiane do të zinin rrënjë në rajon. Mund të pyesni, ? vërtet e keni seriozisht që jeni kaq shumë pro europianë sot, kur çdokush do që të dalë, ju do doni të hyni?! Por, mendoj se, është pak më shumë e ndërlikuar dhe më pak sipërfaqësore se kaq. Për ne, Europa ka të bëjë me diçka shumë më shumë të rëndësishme, ka të bëjë me të ardhmen, paqen dhe sigurinë. Për ne do të thotë të ndërtosh të ardhmen mbi të pamundurën e të shkuarës.?

Europa sipas Rames është një forcë shtyse dhe stabilitetin e rajonit te Ballkanit, i njohur për konfliktet historike të mëdha.

?Kushdo është i vetëdijshëm, se nuk mund të jesh pjesë e BE-së, nëse nuk je në gjendje të flasësh me fqinjin, të bashkëpunosh me fqinjin, të rregullosh çështjet e së kaluarës në frymën e dialogut dhe të mirëkuptimit. Në këtë kuptim, Europa në rajonin tonë është një forcë shtytëse ende e fortë. Mund të thuash gjithçka për BE-në, por askush nuk mund të mohojë fuqinë e BE-së për ta mbajtur fort paqen dhe të parandalojë konfliktet.?

Pjesëmarrëseve në leksion Rama iu foli dhe për reformat që ka marrë qeveria tij, dhe domosdoshmërinë e reformimit të gjyqësorit si domosdoshmëri për të ardhmen europian të vendit, por dhe të ardhmen e vetë shqiptareve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form