Report TV - Grabitja e 7 mln eurove, zbardhen 6 sms-të që dekonspiruan grupin

Report TV 2017-06-05

Views 0

Grupit kriminal që në më pak se dy vite grabiti 7 milionë euro në aksin Tiranë-Rinas i duhej 20 minuta kohë të përgatitej për të sulmuar autoblindat me para.

Ka qenë ky një ndër kushtet që Admir Çerpja e Admir Murataj i kishin vendosur informatorëve të tyre Fation Xhyliu e Neim Avdylaj, që sapo të kishin informacion për lëvizjen e parave të dërgonin mesazh të koduar në celularët e krerëve të bandës.

Siç dhe shihni në këtë faksimile të dosjes hetimore siguruar nga Report Tv Fation Xhyliu ka shpjeguar për hetuesit se ?Këta persona, kërkonin vetëm 20 ose 25 minuta kohë nga njoftimi deri në momentin që do të ishin gati për të sulmuar?.

Për herë të parë Report Tv sjell kronologjinë e 6-të mesazhe që përdori grupi për të grabitur 7 milion euro në periudhën 2015-2017 dhe mënyrën se si ata u krijuan, ku fillimisht rezulton se një grup kriminal nga Laçi është tërhequr nga grabitja.

Share This Video


Download

  
Report form