Report TV - Berisha:Në 2011,nëse prekte KQZ Rama do e paguante fizikisht

Report TV 2017-06-05

Views 0

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në çadër sot në mesditë pas disa ditësh mungesë dhe ka mbajtur një fjalim para protestuesve.

Ish-kryeministri tregon zgjedhjet vendore të vitit 2011, në kohën kur e majta në atë kohë në opozitë protestonte për rezultatin në Tiranë. Berisha tregon sesi priti në zyrën e tij 3 ambasadorë të huaj të cilëve u tha se, ?nëse një punonjës i KQZ prekej, do të ishte ai (Rama) që do e paguante fizikisht?.

"Pse e kemi gabim? Ne se kemi gabim se nëse vota e lirë ka një armik, ka një barbar, ka një mizor ka Edi krimin dhe Edi drogën. Do ua them me fakte. A nuk ishte ky siçilist që në 2001 do ti merrte me vrasës serialë 143 kur i opozitës, do t'i manipulonte katër ditë rresht. Ambasadori amerikan Xhejm Xhefri shkoi dhe i tha në zyrë: E ke marrë me banda, turp të kesh! Nuk është kjo zgjedhja. U anulluan sigurisht, tregoi fytyrën e tij Edi Rama.

Çfarë ndodhi me zgjedhjet e vitit 2007? A nuk i shtyu tre muaj se nuk hynte në zgjedhje. Në një kohë kur prodhoi një dokument të turpshëm ushtarak, rregullore që nuk e zbatoi në asnjë pikë. Zgjedhjet u damkosën.

Në 2011, Edi Rama dhe horrat, zagarët rreth tij kanë pafytyrësinë të thonë sot në media se na kujtohen ato vota sesi u nxorën. E tërë Tirana u numërua për së dyti. Në atë zyrë prita tre nga Ambasadorët, ai kishte rrethuar Komisionin. Më thanë si do bëhet tani? A mund ta ndërpresim këtë proçes. U thashë: Jo kurrë. Harrojeni. Nëse vjen një ditë që qytetarët e mi të mos numërojnë votat e tyre ajo është dita më e zezë e jetës së tyre. Atë ditë nuk ua sjell kurrë Sali Berisha. U thashë se nëse një punonjës preket në KQZ do të jetë ai që do e paguajë fizikisht. Pasdite u tërhoq me bisht në shalë. Fitoi zgjedhjet e vitit 2013, dhe ne ja njohëm plotësisht".

Share This Video


Download

  
Report form