Basha: Rama i bëri tutorët deputetë e kryetarë

RTV KLAN 2017-06-05

Views 0

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë nga çadra e protestës. Si çdo ditë edhe sot, Basha nuk kurseu akuzat e rënda drejt kryeministrit, por dhe qeverisë së tij. Sot në ditën e 8 Marsit të ftuara në bashkëbisedim me Lulzim Bashën, por edhe protestues të tjerë, kanë marrë pjesë disa gra të cilat janë larguar nga puna, ku sipas tyre janë pushuar pa të drejtë nga administrata. Lidhur me 8 Marsin Basha, tha se kjo është një ditë proteste dhe protestuesit janë në çadër duke kërkuar të drejtat e tyre. Gjithashtu, kryeopozitari Basha akuzoi kryeministrin Rama se ai ka çuar drejt vetëflijimit shumë gra të pafajshme. Rama ka shtyrë dhjetëra gra drejt vetëflijimit për largimet nga puna, tha Basha gjatë fjalës së tij nga çadra e protetstës.

?8 marsi është ditë protestë dhe qëndrese dhe sot në 8 mars 2017 gratë në këta protestues i vunë vulën kësaj qeverie. Këtu ka dhe shumë burra, por ajo që dëgjuam ishte tronditëse rrënqethëse, sakrifica të jashtëzakonshme. por, ndjesia e dytë ishte ajo që tha zonja, që me qëndresën që kanë bërë më forcën dhe kurajën që kanë bërë këto gra, këto zonjusha janë heroinat e çdo shqiptari, shpirti i qëndresës, i luftës për drejtësi dhe dinjitetin edhe pse shkelen përditë nga një qeveri që ka dalë jashtë Kushtetutës. Të gjithë e dimë se vlerat rrjedhin nga arsimimi dhe shembulli, sa i rëndësishëm është që shembulli i grave, nënave, motrave tona që rrisin fëmijët të na frymëzojë të gjithëve dhe në veçanti politikanët vendimmarrësit.

Po kështu e dimë sa i dëmshëm është shembulli i gabuar. Ja pra, ku e kemi zanafillën, rrënjën e së keqes e kemi tek shembull i kreut të qeverisë, i cili ka sjellë në pushtet një model që nuk respekton dhe ka vetëm arrogancë dhe shpotitje për të gjithë shqiptarët. Të një modeli shpirt kazëm, i cili ka shtyrë dhjetëra gra drejt vetëflijimit për largimet nga puna. Ky është modeli i krimit në pushtet, i drogës në zyrat pushtetit, ky është modeli të cilin shqiptarë janë ngritur për ta larguar dhe përmbysur përmes votës së lirë. Ky model nuk është i djathtë, sepse e djathta bazohet tek familja dhe vlerat në familje, tek ngritja në piedestal dhe barazia e vërtetë mes burrit dhe gruas. Edi Rama përfaqëson modelin e krimit, drogës dhe trafikantëve që i bëri të pushtetshëm duke iu thënë poste drejtuese?./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form