Ora News – “The Hill”: Reforma në drejtësi, “kleçka” për Shqipërinë Perëndimore

Ora News Lajme 2017-06-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problem madhor politik I Shqipërisë, sipas analistit Robert Carmona-Borjas, është reforma në drejtësi. Në një shkrim të botuar në gazetën amerikane ?The Hill?, Carmona-Borjas analizon situatën politke në vend, bllokimin e reformës në drejtësi, rolin e ndërkombëtarëve, si edhe marrëdhënien mes dy aleatëve Rama-Meta.
Reforma në drejtësi në Shqipëri është kthyer në një problem madhor politik dhe mbetet ?kleccka? e fundit për një Shqipëri perendimore. Kështu shkruan Robert Carmona-Borjas për gazetën amerikane ?The Hill?, në opinionin me titull ?Reforma në drejtësi në Shqipëri përballet ende me shumë pengesa?.
Duke risjell në vëmendje premtimin e qeverisë Rama kur erdhi në pushtet në vitin 2013 për të pastruar sistemin e korruptuar gjyqësor, ndalet tek pengesa që ka hasur tashme reforma dhe bllokimi dhe bojkoti i opozitës.
?Çuditërisht, Partia Demokratike opozitare u kundërvu, që nga fillimi. Partia Demokratike është kundër sërish dhe me 50% të përfaqësimit në trupat e reformës, ka mundur të bllokojë progresin e mëtejshëm. Aktualisht po bojkoton vetë parlamentin. Ka organizuar protesta dhe po kërkon dorëheqjen e qeverisë, pavarësisht zgjedhjeve të ardhshme në pak muaj.?
Fatkeqësisht është e qartë se çpo ndodh, thekson Carmona-Borjas. Gyjqtarët dhe prokurorët po kundërpërgjigjen. Ata nuk duan ta humbin status quo-n.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/the-hill-reforma-ne-drejtesi-klecka-per-shqiperine-perendimore/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS