Fatime Hida 74-vjeçarja e cila u gjet e vdekur ditën e hënë, ka ndërruar jetë për shkak se nuk ka mundur të marrë dot frymë.
E moshuara i kishte këmbët e duart të lidhura, ndërkohë që në kokë nga ana e grabitësve iu vendos një qese.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, pikërisht kjo qese në kokë i ka shkaktuar vdekjen Fatime Hidës.
Kjo për faktin se ajo nuk ka mundur të marrë dot frymë për shumë kohë dhe pas disa orësh i janë bllokuar rrugët e frymëarrjes, duke i sjellë dhe vdekjen.
E moshuara u gjet pranë oxhakut dhe nuk ka mundur të lëviz dot për shkak se kanë qënë e lidhur nga këmbët e duart. Vrasja makabre sipas Policisë së Shtetit mund të jetë bërë nga dy persona, të cilët kanë hyrë gjatë natës në banesën e saj dhe më pas kanë kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar.