Vdekja e 30-vjeçares në ashensor, Ekspertiza: Shkak djegia e një siguresë të ndriçimit

RTV KLAN 2017-07-05

Views 1

Gati tre muaj pasi 30-vjeçarja Drilona Duriçi humbi jetën si pasojë e zjarrit në ashensorin e një pallati në zonën e Freskut prokurorët e çështje kanë marrë në dorë raportin mjekoligjor dhe ekspertimin për shkakun e zjarrit.

Zanafilla ka qenë djega e një sigurese te ndriçimit. Ky qark i shkurtër ka provokuar nxehtësi dhe flake në të gjithë rrjetin elektrik që ushqen ndriçimin e kabinës së ashensorit dhe elektromotorit që shërben për hapjen dhe mbylljen e portave. Më pas është krijuar një vatër e dytë zjarri, i cila ka qenë e me e fuqishme, duke dëmtuar hidraulikun e ashensorit dhe ka sjellë rrjedhje vaji. Raporti mjekoligjor ka përcaktuar se shkak i vdekjes se 30-vjeçares ka qenë asfiksia për shkak të nivelit të lartë të karbonit në kabinën e ashensorit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form