Report TV - Legalizimet në Durrës, shqetësuese zona e ish-kënetës, s'kanë aplikuar

Report TV 2017-06-05

Views 32

Janë mijëra ndërtime pa leje që priten të legalizohen në qytetin e Durrësit.

Që pas vendimit të dalë për legalizimin e apartamenteve, ku çdo qytetar që ka blerë apartament në një pallat të pa legalizuar mund ta legalizojë atë, është shtuar numri i kërkesave për legalizim.

Problematike ngelet zona e ish kënetës dhe kodra e Durrësit ku qytetarët nuk janë paraqitur për të legalizuar pronat e tyre.

Mijëra ndërtime pa leje priten të legalizohen në qytetin e Durrësit. Drejtoria e ALUIZNI-t në Durrës ka deklaruar se janë dhjetra apartamente të cilat priten të legalizohen.

Në fakt duhet të ishin pronarët e pallatave ata që duhej të siguronin dokumentat e pronësisë por këta pronarë kanë shkëputur kontaktet me blerësit e apartamenteve.

Në këto kushte udhëzimi që lejon zyrën e ALUIZNI-t që t'i legalizojë apartamentet veçmas pallatit, ka bërë që të shtohen kërkesat për legalizim të tyre.

Deri më tani janë bërë 50 vetëdeklarime nga kjo kategori sqaron kreu i zyrës së ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi.

Share This Video


Download

  
Report form