Procedura e ndjekur nga Kuvendi përmes së cilës i kërkon Avokatin e Popullit të rihapë garën për kandidatët që do të jenë pjesë e institucioneve të vettingut sipas juristit Çlirim Gjata është antikushtetuese.
?Është anti-kushtetuese pasi nuk e parashikon kurrkund Kushtetuta që Avokati i Popullit të rinisë garën. Politika veproi në mënyrë amorale dhe e gjeti fajin tek Avokati i Popullit. Kjo ishte thjesht një lëvizje për të fituar kohe. Nuk mundet Kuvendi ta ktheje pas. Ta gjejë dispozitën ligjore ku është, kurrkund se ka Kushtetuta. Ku e gjeten këtë 7 ditë kohe cili nen e thotë, mbase zoti e beri për 7 ditë botën po ky parlamenti jone s?ka shanse?
E njëjta shkelje kushtetuese sipas Gjatës vërehet edhe me anashkalimin e Presidentit të Republikës në hapjen e procesit të ri të kandidimit. Ndaj zgjidhja që ai i sugjeron klasës politike është rishikimi i ligjit të vettingut ose një ndryshim kushtetues.
?Le të mblidhen ekspertët që e bënë Kushtetutën e 21 korrikut te ulen të rishikojnë Kushtetutën ose ligjin?.
Të hënën Parlamenti vendosi t?u japë një javë kohë 79 kandidatëve të rekomanduar nga ONM-ja që rezultonin me mungesë dokumentacioni si dhe aplikimieve të reja për të qenë pjesë e garës për kandidatët që do të jenë pjesë e komisioneve që do të bëjnë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve./ TV KLAN