Ora News – Koka: 10 kamionë me goma të përdorura janë futur në Shqipëri

Ora News Lajme 2017-06-05

Views 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria e ka të ndaluar me ligj tranzitimin e mbetjeve të rrezikshme. Kjo është përgjigja që jep Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, për shqetësimin e ngritur nga mediat e huaja se në shqipëri janë zhdukur 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme që kishin destinacion maqedoninë. Po ashtu Koka prezantoi edhe databasin që do të japë një pasqyrë të qartë të sistuatës së mbetjeve në vend dhe të fondeve që i duhen Bashkive.
Fondet për menaxhimin e mbetjeve në të ardhmen do të jenë të përcaktuara saktë.
Këtë do ta mundësojë regjistri online, i cili u vu në funksion sot në praninë e Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Database i krijuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të sjellë një panoramë të qartë për situatën e mbetjeve në çdo qark, pushteti vendor duhet të raportojë në mënyrë periodike te AKM të dhëna për mbejtet e gjeneruara.
Koka: Në mënyrë të padiskutueshme është nevojë për të qenë transparent me qytetarët sepse na rezulton që në shumë qytete kjo shifër qoftë dhe në mënyrë të qëllimshme nuk bëhen transparente. Ka kryetarë që këtë 100 apo 150 tonsh e bëjnë 200 apo 250 dhe kjo na bën të jemi dyshues që këta njerëz kërkojnë në mënyrë të qëllimshme mos bëjnë shifrat transparente.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koka-10-kamione-me-goma-te-perdorura-jane-futur-ne-shqiperi/

Share This Video


Download

  
Report form