Ora News - Nesho: Skenarët e Rusisë për Ballkanin, dy vende rrezikojnë shpërbërje

Ora News Emisione 2017-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Diplomati i njohur Agim Nesha thotë në studion e lajmeve qendrore të Ora News, se Rusia po rrit gjithnjë e më shumë prezencën e saj në Ballkan dhe se ajo synon për ndryshime të mëdha ku Moska të jetë direkt prezente dhe jo e mënjanuar.
Duke cituar ministrin e Jashtëm sllovak, Nesha tha se Mogherini kishte shkuar e stresuar në Bruksel, duke deklaruar se dy vende të Ballkanit rrezikojnë shpërbërjen.
Nesho: Sigurisht, Rusia ka ndjerë për gjithë këtë kohë që kur ra Bashkimi Sovjetik, që nuk ka qenë elementi kryesor bashkë me SHBA-në në politikën botërore. Ka humbur momentin kur Ballkani është ridefinuar nga shpërbërja e Jugosllavisë vetëm nga BE dhe SHBA, dmth vetëm nga Perëndimi.
Gjithmonë, udhëheqësit e rinj rus përfshirë Putinin e kanë konsideruar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik humbjen më të madhe gjeopolitike që i kanë ndodhur dhe kërkojnë që të ngrenë prezencën e Rusisë në politikën botërore. Kjo ka ndodhur në Lindjen e Mesme, këtë duan ta bëjnë në Ballkan. Ata kërkojnë që në Ballkan të ketë një zgjidhje tjetër ku ajo të jetë prezente. Skenarët janë të ndryshëm. Mundësia është një riformatim i shteteve ballkanike, në bazë të një skenari tjetër, Serbisë së Madhe, Shqipërisë, Kroacisë së Madhe. Lëvizje në këtë drejtim janë bërë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nesho-skenaret-e-rusise-per-ballkanin-dy-vende-rrezikojne-shperberje/

Share This Video


Download

  
Report form