Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada e Rusisë në Tiranë organizoi një pritje për të përkujtuar Ditën e Rusisë. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të politikës, Ambasadorë, komunitete fetare etj. Para të ftuarve, Ambasadori Aleksandër Karpushin tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, ndërsa nënvizoi se ka më shumë hapësira për bashkëpunim.
Dita e Rusisë u festua edhe në Tiranë në një pritje të organizuar nga Ambasada ruse.
Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin, shfrytëzoi këtë festë për të bërë një përmbledhje të shkurtër mbi historinë e vendit të tij.
Duke u ndalur në marrëdhëniet dy palëshe, Ambasadori nënvizoi se Rusia është e interesuar të ketë bashkëpunime ekonomike dhe në sektorë të tjerë me Shqipërinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pritje-per-diten-e-rusise-karpushin-te-rrisim-bashkepunimin-mes-dy-vendeve/