Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sipërmarrësit italianë në Shqipëri që numërojnë 2600 ndërmarrje në vendin tonë janë bashkuar dhe kanë themeluar konfindustrinë italiane në Tiranë.
Në ceremoninë e themelimit ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili tha se konfindustria do të jetë nje urë e fortë lidhëse për afrimin e investitorëve italianë në vendin tonë.
Rama: Kjo është një ngjarje e rëndësishme. Konfindustria mund të jetë një instrument më shumë për tre arsye: Kulturën e sipërmarrjes, njohjen që mund të përcjellë dhe ndërtimin e urave të reja mes Shqipërisë dhe Italisë në kuptimin e sjelljes këtu të shumë investimeve dhe ndërmarrjeve italiane. Prania e Konfindustri Albania do të jetë e rëndësishme për të luftuar paragjykimet, steriotipet që me thënë të vërtetën në Itali janë shumë më të pakta se në vendet e tjera të BE. Ajo që tremb një gjerman, nuk tremb një italian.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/themelohet-konfindustria-italiane-rama-ure-lidhese-mes-dy-vendeve/