Nishani vizitë në Preshevë e Bujanoc

RTV KLAN 2017-06-04

Views 5

Për herë të parë një president shqiptar do të vizitoje Preshevën. Kreu i shtetit Bujar Nishani do niset ditën e martë, në 7 mars në një vizite zyrtare në luginë e Preshevës ku do të takohet drejtuesit lokal në komunën me popullsi me shumicë shqiptare.

Vizita do të nisë në Bujanoc, ku Presidenti i Republikës pritet nga Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, për të vijuar me një takim me përfaqësuesit institucional te Shqiptarve të Luginës.

Një vizite në Shkollën Fillore të Fshatit Trnoc, është planifikuar në axhendën e Kreut të Shtetit, ku do të zhvillohet një aktivitet kulturor dhe takim me mësuesit dhe qytetarët të Bujanocit.

Vizita do të vazhdojë në Komunën e Preshevës ku po ashtu është planifikuar një aktivitet kulturor me rastin e Ditës së Mësuesit me arsimtarë, nxënës dhe prindër shqiptare të kësaj komune.

Në një takim që pati prillin e vitit të kaluar në Tiranë me arsimtarë e nxënës të Luginës së Preshevës presidenti Nishani shprehu shqetësimi për fenomenin e braktisjes së trojeve shqiptare për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale dhe bëri thirrje për një angazhim më të madh të strukturave qeveritare shqiptare në respekt të kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form