Presidenti Nishani, vizitë historike në Luginën e Preshevës

RTV KLAN 2017-06-05

Views 4

Në vizitën e parë të një presidenti shqiptar në detyrë në Luginën e Preshevës, Bujar Nishani u prit nga qindra banorë që kishin dalë në rrugë me flamuj kombëtarë.
Në takimin me kreu i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, Nishani tha se duhet të reduktohen burokracitë në mënyrë që shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre, ku më themelorja është arsimi në gjuhën amtare.
Bujar Nishani, President i Republikës: ?I përcolla kryetarit të komunës së Bujanovcit mirënjohjen e institucioneve të shtetit shqiptar dhe vlerësimin maksimal për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për të ruajtur dhe pasuruar edhe më shumë çështjen e identitetit kombëtar shqiptar. Republika e Shqipërisë mbetet e interesuar dhe e angazhuar për të ndjekur me shumë vëmendje realizimin e të gjitha të drejtave që i takojnë pakicës shqiptare në Serbi, të të gjithë shqiptarëve në luginën e Preshevës.?
Këtë shqetësim e ngriti edhe zyrtari shqiptar i komunës.
Nishani u prit gjithashtu edhe nga nën/kryetari serb i Bujanovcit.
Një ndalesë u bë edhe në një nga shkollat e Bujanovcit ku festohej 7 marsi.
Nishani: ?Ne shqiptarët, për fatin e mirë, kemi fjalën më të bukur gjuhën tonë për të shprehur vlerësimin, për të shprehur nderimin dhe mirënjohjen, e cila është: Ju faleminderit.?
Më pas kreu i shtetit shqiptar u ndal nga qindra qytetarë që kishin dalë ta prisnin në qendër të Preshevës, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe mbartjes së gjuhës shqipe si dhe vlerave patriotike.
Nishani u prit me nderime nga qindra shqiptarë edhe në qendrën kulturore të Preshevës.
Nishani: ?Të vish në luginë, s?ka se sit ë mos rrëmbehesh nga dashuria e njerëzve, e shqiptarëve që të rrethojnë.?
Motivet kombëtare shoqëruan të gjithë vizitën e kreut të shtetit në luginën e Preshevës./Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form