Mungesa e investimeve nga Bashkia e Lezhës ka detyruar banorët e fshatit Grykë Manati në Njësinë Administrative të Kolshit, të riparojnë rrugën e cila të çon në fshatin e tyre.
Banorët shprehen se vazhdimisht i kanë riparuar vetë rrugët, pasi institucionet shtetërore nuk kanë venë dorë asnjëherë. Ata thonë se rruga ishte dëmtuar aq shumë sa që ishte bërë e pa kalueshme. Banorët thonë se nuk do të dalin as në votime pasi nuk kanë se kë të votojnë.
?Kjo bën 15 vite që është kështu, nuk kemi qenë të zotët të qajmë fort, sot po e drejtojmë. Komuniteti vetë pa ndihmën e askujt?, shprehet një banor.
?Puna që po bëjmë sot edhe puna që është bërë para kësaj kohe është puna që ka bërë vetë komuniteti me shpenzimet e saj, asnjë burim tjetër. Nuk e ka marrë mundimin askush të investojë. Rruga ishte shumë problem se ishte gjithë gripa dhe prisheshin makinat?, thotë një tjetër banor.