Publikohen kurrikulat për arsimin profesional jo vetëm për sa i përket arsimit të mesëm por edhe atij të lartë.
Në takimin e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizatës së të mësuarit për gjatë gjithë jetës, theksuan edhe një herë rëndësinë e studimit dhe përgatitjes së tregut të punës së të rinjve të vendit. Në fjalën e tij u theksua mbështetja e arsimit profesional post maturë.
?Koha po zhvillohet me shumë shpejtësi, konkurrenca është shumë e madhe, aftësia dhe profesioni janë çelësi që mund të ndihmojnë jo vetëm si edukim por për nivelin ekonomik të një gjenerate të tërë shqiptarësh. Prandaj arsimi dhe formimi profesional për ne vazhdon të mbetet një nga kuajt e betejës në luftën tonë për mirëqenie sociale në kuadër të një pakti të madh të mirëqenies sociale për arsimin dhe formimin profesional. Për Ministrinë e Mirëqenies Sociale nuk është vetëm një edukim por është një mekanizëm ekonomik që mund të ndryshojë jetën e shumë të rinjve dhe të rejave shqiptare?, tha Klosi.