TIRANE-?Kemi një Plan të ri Kombëtar për të finalizuar luftën kundër kanabisit?. Kështu u shpreh sot në një konferencë me drejtues të Policisë, kryeministri Edi Rama.
Duke theksuar se Plan i Ri Kombëtar në luftën antikanabis do të shndërrojë vitin 2017,si vit të triumfit të shtetit mbi fenomenin 25 vjeçar të kultivimit të lëndës narkotike, Rama solli detaje sesi do të realizohet ky Plan.
?Një plan veprimi që synon futjen në një fazë të re dhe nxitjen institucionale në bashkëpunim. Plan transparent ku cdo institucion, jo vetëm ka kontribuar por do të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë ashtu sikundër dhe partnerët tanë ndërkombëtarë do të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë. Në fund të vitit do realizojmë një triumf të shtetit mbi këtë fenomen, I cili mund të mos zhduket maksimalisht, por do minimizohet totalisht. Kemi treguar kapacitet maksimal në veprimin me partnerët dhe institucionet ligjzbatuese dhe kemi informacion maksimal se ku dhe si zhvillohet ky fenomen, Sot kemi një plan të qartë të parcelave dhe hartave të fotografuara gjatë viteve.