SHBA: Pro zgjedhjeve të lira, kundër bllokimit të reformave

RTV KLAN 2017-06-04

Views 0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen pro synimeve të protestës së opozitës për zgjedhje të lira, por nuk mbështesin disa nga metodat e saj, si bojkoti i parlamentit apo çfarëdo kërcënimi për të bojkotuar apo bllokuar zgjedhjet dhe reformën zgjedhore e atë në drejtësi. Ky është qëndrimi i shprehur nga ambasadori Donald Lu në një takim të zhvilluar me disa gazetare të njohur në vend, ku veç të tjerash ai beri thirrje edhe për dialog.

Shtetet e Bashkuara dhe unë personalisht ndajmë disa nga synimet e protestës aktuale ? thirrjen për zgjedhje të lira e të ndershme, dekriminalizimin, veprime më vendimtare kundër narkotikëve. Ajo që nuk ndajmë janë disa nga metodat: bojkoti i parlamentit, çfarëdo kërcënimi për të bojkotuar apo bllokuar zgjedhjet, bllokimi i reformës zgjedhore, apo zbatimi i reformës në drejtësi. Sipas mendimit tim, persona seriozë nga e djathta dhe e majta duhet të kryejnë një dialog serioz lidhur me mënyrën për t?i bërë disa gjëra konkrete për të çuar përpara zgjedhje të lira e të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve.

Përsa i përket Vettingut, ambasadori tha se po shënohet progres.

Shoh shumë përparim. Për pesë ditë, do të jetë përgjegjësia e parlamentit për të marrë përfundimisht hapin tjetër, i cili është formimi i komisioneve të vetingut. E kam dëgjuar skepticizmin, e përsëris, por si përgjigje them se kam besim 100% se kjo reformë do të ecë përpara. Është në Kushtetutë! Nuk është diçka që mund të zgjedhësh! Them se rruga më e mirë për të krijuar komisionet do të jetë me pjesëmarrjen e opozitës.

Ambasadori Lu vlerësoi rolin e kryeparlamentarit Meta në miratimin e amendamenteve kushtetuese në korrik duke thënë se ishte me rëndësi kritike dhe po me të njëjtën rendësi ai quajti rolin e tij në situatën e tanishme.

Persë i përket dekriminalizimit, ai u shpreh se përveç ligjit tashmë në fuqi, vete partitë duhet të marrin përgjegjësi se kë kandidojnë.

Ambasadori Lu foli edhe për përplasjen me kryeprokurorin Llalla, duke thënë se nuk kishte asgjë kundër tij, por ambasada ishte e shqetësuar që ai kishte ndërmarrë tri hapa të veçuara që dukeshin se ishin të vendosura për të minuar reformën në drejtësi.

Një tjetër pikë e diskutimit ishte politika e jashtme amerikane nen administratën e presidentit Trump dhe ambasadori tha se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë luftën kundër terrorizmit, korrupsionit dhe krimit dhe sundimin e ligjit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form