Report TV - Vlorë, jep dorëheqjen drejtori i INUV, Ilir Troci

Report TV 2017-06-04

Views 29

VLORE- Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Ilir Troci është dorëhequr nga detyra, ndërsa në vendin e tij është emëruar Kledian Ramaj.

Kërkesa e dorëheqjes është paraqitur para dy ditësh nga Troci, por dje është pranuar, ndërsa arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi nuk dihen zyrtarisht.

Burime për Report Tv pohojnë se arsyet që mund të ketë dërguar Trocin drejt vendimit për largimin nga posti janë debatet për disa ndërtime në qytetin bregdetar. Problemi është ngritur edhe nga kryeministri Rama i cili në vizitën e fundit ka kërkuar prishjen e këtij objekti.

Po këto burime mësojnë se kreu i bashkisë së Vlorës i ka kërkuar para gjashtë muajsh dorëheqjen Trocit por nuk është pranuar nga ky i fundit.

Ilir Troci erdhi në detyrë një vit më parë, pasi kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor David Tushe u arrestua nga policia për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm.

Share This Video


Download

  
Report form