VLORE- Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Ilir Troci është dorëhequr nga detyra, ndërsa në vendin e tij është emëruar Kledian Ramaj.
Kërkesa e dorëheqjes është paraqitur para dy ditësh nga Troci, por dje është pranuar, ndërsa arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi nuk dihen zyrtarisht.
Burime për Report Tv pohojnë se arsyet që mund të ketë dërguar Trocin drejt vendimit për largimin nga posti janë debatet për disa ndërtime në qytetin bregdetar. Problemi është ngritur edhe nga kryeministri Rama i cili në vizitën e fundit ka kërkuar prishjen e këtij objekti.