Arkeologu dhe shkrimtari Moikom Zeqo zbulon situatën skandaloze të arkeologjisë shqiptare, në 26 vjetët e fundit. Zeqo dëshmon se në trojet shqiptare nuk është bërë asnjë përpjekje për zbulime më të hershme se qytetërimi romak e helen.
Janë për 6 qytete ilire të pazbuluara si Albanopolis afër Krujës, Qyteti i Taulanteve, qyteti Damastian, qyteti Burbullas afer Beratit, Nikaj në Klos, si dhe Arnisa për të cilën Zeqo thotë se nuk është e sigurte ku gjendet në Durrës apo afër Lushnjës.
Arkeologu Zeqo rrëfen se zbulimet janë bërë në mënyrë empirike dhe nuk ka studime të thella për gjenezën tonë iliro-trako shqiptare. Institucioni i arkeologjisë është shkatërruar tashmë.