Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin, Ylli Vata është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka bashkëpunuar për të favorizuar parcelat me kanabis të cilat ishin mbjellë në zonën e malësisë së Kurbinit me qëllim trafikimin drejt Italisë.
Grupi kriminal dyshohet se drejtohej nga biznesmeni Lefter Nelaj, i arrestuar në nëntor të 2016.
Biznesmeni i akuzuar si organizatori dhe financues kishte krijuar një mekanizëm, i cili bënte të mundur dhe krijonte të gjitha kushtet e përshtatshme për kultivimin e bimës narkotike në zonat e malësisë së Kurbinit. Nga forcat e policisë së komisariatit të Kurbinit kishte marrë garancinë se nuk do të cënohej.
Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë zbuluar se ishte shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin, Ylli Vata i cili si drejtues i grupit të kontrollit nuk kryente detyrë e asgjësimit të parcelave me kanabis.
Një sasi relativisht e madhe bimësh narkotike nuk është asgjësuar. Ndërkohë biznesmeni kishte siguruar dhe rrugën për trafikimin e saj drejt Italisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shpallet-ne-kerkim-shefi-i-rendit-ne-lac-ylli-vata/