"Parking 90" godet grupin kriminal të narkotikëve, sekuestrohet 250 kg drogë, 7 në pranga

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj greke ka çuar në sekuestrimin e 273 kilogramëve kanabis sativa, në të dy vendet. Operacioni i koduar "Parking 90", ka filluar në Tiranë në orët e para të mëngjesit ku janë arrestuar 4 persona dhe u janë sekuestruar 23 kiligramë e dyshuar si marijuanë.
Në pranga kanë rënë, Gentjan Dervishi, Ezmir Jauri, Erges Prifti dhe Fadil Femaj, ndërsa shtetasi Naim Maloku, është shpallur në kërkim. Paralelisht në Greqi janë arrestuar tre persona dhe është mundur të sekuestrohen 250 kilograme kanabis.

Policia helene ka mundur të vërë në pranga 2 shqiptarë dhe një grek. Kështu janë ndaluar Edmond Kabashi, Julian Bedollari të dy nga qyteti i Korçës dhe shtetasi grek Georgios Moysidi dhe është shpallur në kërkim Erion Velo nga Lushnja.
Mësohet se lënda narkotike ka qenë fshehur në një kamion me targa shqiptare dhe destinacioni ka qenë tregu grek.

Share This Video


Download

  
Report form