Report TV - Klienti i Shkëlzenit për pronat i dënuar për tentativë vrasje

Report TV 2017-06-04

Views 8

Një ditë pas zbardhjes së mekanizimit se si biznesmenë pranë Partisë Demokratike i paguanin Shkëlzen Berishës qindra mijëra euro, për një shërbim që mund ta kryenin brenda disa minutave organet shtetërore, zbulohen të tjera lidhje, të dhëna dhe detaje rreth veprimtarisë së djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha si sekser. Në skenë del biznesmeni Ilir Karçini, i akuzuar si porositës i vrasjes së biznesmenit gazit, Piro Bare, me anë të killerit Julian Sinanaj.

Nga investigimi i Shqiptarja.com rezulton se pikërisht biznesmeni Ilir Karçini është klienti i Shkëlzen Berishësnë shitblerjen e 50 mijë m2 toka në Fshatin Rinia, Porto Romano, Durrës: Një shërbimi për të cilin Shkëlzeni ka fituar 150.000 euro. Siç duket nga të dhënat, Shkëlzen Berisha, gjatë pushtetit të babait, ishte nyja lidhëse e biznesmenëve për shitblerjen e pronave në Porto Romano.

Lidhjet e Shkëlzenit me Karçinin
Në 11 dhjetor të 2009, Shkëlzen Berisha ka lidhur një kontratë me kompaninë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k. Detyra Shkëlzenit ishte që t?i gjente blerës për rreth 50 mijë m2 tokë që kishte në pronësi kompania. Për këtë shërbim Shkëlzeni duhet të fitonte 3 euro për çdo metër katror tokë të shitur.

Nga verifikimet pranë institucioneve, rezulton se, blerësi që ka gjetur Shkëlzeni është biznesmeni i Ilir Karçini. Konkretisht, në vitin 2010, pas kontratës së Shkëlzenit, pronat e kompanisë Real Estate Investmens Albania sh.p.k., i ka blerë kompania PRIMAGAS ALBANIA. Bëhet fjalë katër prona bujqësore në zonën kadastrale 3184 në Porto Romano në Durrës. Referuar të dhënave nga QKR, biznesmeni Ilir Karçini ka 100 për qind të aksioneve në kompaninë PRIMAGAS ALBANIA.

Share This Video


Download

  
Report form