Report TV - Amnistia, lenë qelinë dhe ​pesë të dënuar për vrasje

Report TV 2017-03-31

Views 5

Ish-prokurori i dënuar për korrupsion, Haxhi Giu fiton lirinë falë ligjit për amnistinë ndaj të dënuarve. Por episodi që ka ndodhur me të është një ndër ngjarjet e paprecedenta që ka ndodhur ndonjëherë me historinë e lirimit të të burgosurve nga amnistia për të burgosurit. I ngjan fiks lojës,?ngriu-shkriu?.

cejaket nga shtëpia në burgun e Peqinit e rikthyen sërish në personazh kryesor Giun, që vitin e kaluar u bë i njohur nga videoja e arrestimit pas akuzave për korrupsion pasiv. Ligji për amnistinë liroi dje nga burgu 731 të dënuar për vepra të ndryshme penale. Mes emrave që spikatën ishte dhe Haxhi Giu, ish-prokuror i Krujës.
Lirohen 5 të dënuar për vrasje
Nga burgu i Sigurisë së Lartë të Peqinit kanë dalë dhe 5 të dënuar për vrasje, emra jo të panjohur të botës së krimit. Ata janë Mariglen Hoxhallari, Vladimir Shukle, Bledar Spahiu, Gentian Gërdhuqi dhe Gersi Sallufi, të gjithë të akuzuar për vrasje, që lidhen me hakmarrjen e konfliktet banale mes autorëve e viktimave të tyre. Mariglen Hoxhallari ka vrarë në 15 maj të 2008 kushëririn e parë, baba të 7 fëmijëve Genci Mejdani. Pas një sherri në një darkë familjare, Marigleni me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë në rrugë dhe e kanë masakruar me thikë.

Ndërsa Gersi Sallufi nga Peqini ka vrarë armë me armë zjarri babain e 3 fëmijëve, Durim Sinani në rrugën nacionale Peqin-Elbasan pas një sherri për parakalimin në rrugë.I liruari tjetër Gentian Gërdhuqi nga Vlora është akuzuar për vrasje në 2007, për hakmarrje ndaj fisit Kerri të cilët në vitin 1999-të i kishin vrarë 3 pjesëtarë të fisit Gerdhuqi, miq të Zani Caushit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS