Pas publikimi të lajmi ku 8 punishte në kryeqytet falsifikonin ushqimet duke rrezikuar drejtpërdrejtë në shëndetin e konsumatorëve shqiptarë , Alban Zusi ish- zv. ministër i Bujqësisë Alban Zusi ka deklaruar se në vend ekzistojnë shumë punishte të tilla që funksionojnë pothuajse në mënyrë të ngjashme.
I ftuar në studion e Report TV, Zusi u shpreh se qytetarët shqiptarë janë shumë të rrezikuar sepse është e vështirë që të dallohet një produkt i falsifikuar, pasi këto punishte përdorin emrat e disa markave të rëndësishme në treg.
?Ata janë shpërndarë me marka. Dyqani i lagjes mendon se kur ky produkt ka hyrë në kufi është kontrolluar. Kur ata dalin në publik është përgjegjësia e autoriteteve jo e konsumatorit?, u shpreh Zusi.
Gjithashtu Zusi tha se përgjegjës kryesor për sigurinë ushqimore është Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve (AKU), por ai shprehet se ky institucion funksionon me fonde dhe kompetenca të kufizuara gjë e cila e vështirëson punën e tyre. Sipas tij Ministria e Bujqësisë duhet të vëzhgojë AKU sepse nga ajo varet dhe se nuk duhet të kufizojë buxhetin e saj.