Debati për bordin e ONM-së, Vasili: Procesi mund të futet në rrugë kushtetuese

RTV KLAN 2017-06-04

Views 0

Ministri i Drejtësisë thotë se futja në rrugën ligjore dhe Kushtetuese të Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është e mundur. Ashtu si në dy shkresat zyrtare të firmosura prej tij ku vihet ne dukje anti-kushtetutshmëria e këtij bordi, Petrit Vasili shprehet se institucionet shqiptare duhet të reflektojnë për këtë problematikë, qe sipas tij është pengese ne zbatimin e Vetting-ut.

Petrit Vasili, Ministër i Drejtësisë: Kam ngritur disa çështje që besoj se janë plotësisht të ndreqshme, të cilat e futin procesin në një udhë të qartësisë së kushtetutës që vendosin qartë rregullat e komunikimit mes institucionit të ONM dhe komunikimet edhe me institucionet shqiptare. Letra këto sjell në vëmendje, pastaj kush do të jenë reflektimet nuk vijnë nga unë. Unë kam detyrimin që ti bëj të qarta atje ku konstatoj.

Në shkresën që mban data 20 shkurt, 3 ditë pasi komisioneri Johanes Hann u shpreh në një leter se bordi ishte ngritur bazuar ne ligj, ministri Vasili shpjegon se edhe komunikimi mes qeverise dhe Bashkimit Europian është bërë në shkelje të Kushtetutës.

Ai rithekson në letrën drejtuar presidentit Nishani, kryeministrit Rama dhe ambasadoreve Lu e Vlahutin se për ngritjen e Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk është përcaktuar asgjë në Kushtetutë./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form