Gjobat e policisë bashkiake futen në sistemin e gjobave të policisë

RTV KLAN 2017-06-04

Views 31

Prej një muaji Policia Bashkiake e Tiranës ka nisur aplikimin e gjobave të unifikuara me sistemin e policisë së Shtetit, për shkeljet e Kodit Rrugor.

Kjo praktikë është bazuar në një marrëveshje të kreut Ministrisë së Brendshme Saimir Tahiri dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

?Bazuar në një marrëveshje të Ministrit të Brendshëm Tahiri dhe kreut të Bashkisë Veliaj, që prej fillimit të muajit shkurt ka nisur praktikimi i gjobave të të unifikuara nga policia bashkiake?.

Shefi i sigurisë rrugore në Policinë Bashkiake të Tiranës, Gentian Vocaj, shpjegon se tani gjobat e makinave qe vendos bashkia mund të paguhen njëlloj si gjobat e policisë. Kjo praktikë, thotë ai, sjell reduktimin e praktikës së bllokuesit të gomës.

?Unifikimi ka sjellë si risi edhe uljen e numrit të bllokuesit të gomës dhe rritjen e ndëshkimeve. Tashmë qytetarët nuk do të kenë më stresin e bllokuesit?.

Prej muajit shkurt ka nisur edhe funksionimi i organit administrativ shtetëror pranë policisë bashkiake që do të shqyrtojë shkeljet kur ato kalojnë mbi 5 mijë lekë të reja. / TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS