Kur afatet kohore për ngritjen e strukturave të reja në sistemin e drejtësisë po shkojnë në limitet e tyre, janë oficerët e policisë gjyqësore të cilët me anë të një shkrese drejtuar komisionit të ligjeve kërkojnë ndryshimin e 17 neneve në ligjin për ?Policinë Gjyqësore?.
Siç dhe shihni në propozimet e strukturës së OPGj siguruar nga Report Tv ata kërkojnë që në këtë shërbim sëpari të jetë taksative që personat që bëhen oficerë të policisë gjyqësore të kenë mbaruar arsimin e lartë juridik.
Neni 30 është dhe thembra e Akilit përsa i përket ndryshimeve të propozuara nga kjo njësi, pasi siç dhe shihni ata shprehen ?Në pikën 2 është përcaktuar se drejtuesi i grupit hetimor caktohet oficeri i policise gjyqësore të Policisë së Shtetit.
Një përcaktim i tillë duhet hequr pasi grupi hetimor drejtohet dhe kontrollohet nga prokurori dhe ai është autoriteti i cili cakton drejtuesin e grupit hetimor. (kjo është e përcaktuar qartë në Kodin e Proçedurës Penale).
Kjo strukturë ngre pyetjen se në funksionimin e Byrosë Kombëtare të hetimit a mundet të ketë dy emërtimet, përfshirë Hetues dhe Oficer?