Drejtoria Vendore te Policisë Tirane, bën me dije se datën 1 Tetor 2016, nga ora 11.00 - 14.00 Aleanca Kundër Importit të Plehrave, me shkresën e datës 27.09.2016 ka ?Njoftuar për protestë?. ?Kjo aleance do të zhvillojë një protestë ne formë marshimi nga Parku Rinia, krahu i Monomentit të Pavarësisë, për të mbërritur përpara Kryeministrisë, në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka garantuar ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimin të marshim, proteste. Për mbarëvajtjen sa me mirë e pa incidente të marshimit ? protest është hartuar Plani i Masave me detyra konkrete për Sektorët në DVP Tiranë dhe Komisariatet e Policisë vartëse, duke marrë të gjitha masat për të garantuar zhvillimin normal. Në total jane planizuar 494 punonjes policie?.