Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka inspektuar një nga zonat periferike të Tiranës, fshatin Sos në Njësinë Administrative Nr. 2, e cila tashmë është bërë pjesë e qytetit edhe si infrastrukturë rrugore e urbane. Gjatë takimit me banorët e kësaj zonë Veliaj solli në vëmendje se pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës për të punuar në kantieret e hapura për përmirësimin e infrastrukturës urbane, shpesh ajo pengohet nga vendimet e gjykatave, të cilat falë korrupsionit kanë arritur të marrin masa bllokimi për rreth 40 projekte. ?Kemi hapur rreth 100 kantiere pune, nga të cilat 40 bllokohen përkohësisht me vendime gjykatash, që marrin masa bllokimi për punët e bashkisë. Sot mjafton që një i fortë të bëjë një pagesë në një gjykatë të shkallës së parë, të marrë një masë bllokimi dhe 40% e kantiereve të Tiranës bllokohen?, tha kreu i bashkisë.
?Jam shumë i lumtur sot, që në një fundjavë me shi, i dhamë dorën e fundit kësaj rruge me sinjalistikën, ndriçimin, trotuaret, për ta bërë sa më dinjitoze këtë hapësirë publike të Tiranës. Ku punohet me standard, punohet vetëm një herë dhe nuk i rikthehemi punës disa herë. Këtu në fakt, ka qenë ekzaktësisht kufiri midis Tiranës urbane dhe Tiranës rurale dhe ashtu siç kemi premtuar, ky do të jetë viti i punës për Tiranën rurale, pra për t?u siguruar që sheshojmë diferencat midis periferisë dhe qytetit?, tha Veliaj.
Ai theksoi se rruga do i shërbejë jo vetëm banorëve të kësaj lagje, por edhe institucioneve të tjera sociale dhe shtetërore. ?Kjo është zona e Saukut, një zonë e cila ka ndërtesa rezidenciale, por edhe shumë ndërtesa sociale e arsimore. Ka shkolla, kopshte, çerdhe, këtu është edhe shkolla e re ?Hermann Gmeiner?, që mban emrin e rrugës, ka edhe shumë institucione të tjera private ose publike. Ndaj, qindra dhe mijëra qytetarë që banojnë ose punojnë këtu, duke nisur që nga rezidenca e Presidentit, nga sot kanë një hyrje alternative, jo mes përmes parkut të Liqenit?, shtoi Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj solli në vëmendje se pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës për të punuar në kantieret e hapura për përmirësimin e infrastrukturës urbane, shpesh ajo pengohet nga vendimet e gjykatave, të cilat falë korrupsionit kanë arritur të marrin masa bllokimi për rreth 40 projekte. ?Kemi hapur rreth 100 kantiere pune, nga të cilat 40 bllokohen përkohësisht me vendime gjykatash, që marrin masa bllokimi për punët e bashkisë. Sot mjafton që një i fortë të bëjë një pagesë në një gjykatë të shkallës së parë, të marrë një masë bllokimi dhe 40% e kantiereve të Tiranës bllokohen?, tha kreu i bashkisë.
Për këtë arsye, Veliaj theksoi se reforma në drejtësi merr një rëndësi të madhe edhe për Bashkinë e Tiranës, e cila shpeshherë bie pre e korrupsionit të gjykatave. Ai nënvizoi se këto vendime janë një shërbim i munguar ndaj qytetarëve, të cilët nuk kanë mundësi të përfitojnë nga investimet e Bashkisë së Tiranës. ?Reforma në drejtësi është absolutisht e nevojshme. Bashkia nuk mund të kor...