TIRANE-Kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur sërish akuza për Gjykatat, pasi sipas tij po bllokojnë kantieret që ka hapur bashkia.
Veliaj tha se bashkia ka hapur 100 kantiere, por në 40 prej tyre nuk po punohet për shkak se Gjykatat kanë vendosur bllokimin e punimeve. Për këtë arsye tha Veliaj duhet të miratohet sa më parë Vetingu.
Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë inaugurimit të rrugës së re ?Herman Hermann Gmeiner?. Kjo është përplasja e dytë e Veliajt me gjykatat pas vendimit për të rihapur punimet për disa kulla 17-katëshe që do ndërtoheshin tek diga e liqeni Artificial.