Report TV - Protesta e PD, Veliaj: Politika të fokusohet te puna e jo te shpifjet

Report TV 2017-06-03

Views 0

Duke marrë shkak nga protesta e PD përballë Kryeministrisë, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar që është shumë e rëndësishme që politika të fokusohet te puna dhe të prodhojë rezultate konkrete e të mos merret me llogje e sharje, shpifje e stërkëmbësha.

Gjatë inagurimit të këndit të dytë të forcës në Parkun e Liqenin, Veliaj tha se nëse Bashkia nuk pengohet të bëjë punën e saj investimet përfundojnë brenda një kohe të shkurtër të cilat janë sipas tij në të mirë të qytetarëve.

?E di që ka debate nga më të ndryshmet, megjithatë njerëzit e kanë kuptuar se është shumë e rëndësishme që politika të fokusohet te puna, të prodhojë rezultate konkrete, të mos merret me llogje e sharje, shpifje e stërkëmbësha, por t?i kushtojë vëmendje gjërave të prekshme për njerëzit...Sot, besoj, s?ka asnjë dyshim se kur Bashkia lihet të punojë, ne i mbarojmë investimet në kohë rekord. Ky kënd është investim i vogël, por me rëndësi të madhe në cilësinë e jetës së qytetarëve?, u shpreh Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form