TIRANE-Policia e Shtetit ka gjetur 50 mijë euro të cilat dyshohet se janë grabitur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit në qershor të 2016-s.
Sasia e parave është gjetur pranë banesës së një të afërmi të Aleks Pepës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen brenda pistës së Rinasit.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se eurot ishin fshehur në një frigorifer të vjetër. Eurot ishin futur në pjesën e pasme të frigoriferit dhe ishin mbështjellë me kujdes që të mos dëmtoheshin.
I afërmi i Aleks Pepës nuk ka dhënë shpjegim se ku i ka gjetur paratë, çka ka bërë që policia t'i sekuestrojë ato, si dhe ta ndalojë personin.