Report TV - Grabitja në Rinas, gjenden 50 mijë euro në një frigorifer

Report TV 2017-06-03

Views 1

TIRANE-Policia e Shtetit ka gjetur 50 mijë euro të cilat dyshohet se janë grabitur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit në qershor të 2016-s.

Sasia e parave është gjetur pranë banesës së një të afërmi të Aleks Pepës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen brenda pistës së Rinasit.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se eurot ishin fshehur në një frigorifer të vjetër. Eurot ishin futur në pjesën e pasme të frigoriferit dhe ishin mbështjellë me kujdes që të mos dëmtoheshin.

I afërmi i Aleks Pepës nuk ka dhënë shpjegim se ku i ka gjetur paratë, çka ka bërë që policia t'i sekuestrojë ato, si dhe ta ndalojë personin.

Aleks Pepa është në shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen e Rinasit.

Policia ka qenë në ndjekje të tij, por në Rumani ka humbur gjurmët e Aleks Pepës, i cili konsiderohet si ?koka? e grabitjes në Rinas. Ai bashkë me dy persona të tjerë u futën në brendësi të pistës me një makinë tip Benz. Pasi kaluan perimetrin e sigurisë pa u shqetësuar nga askush, 3 grabitësit shkuan pranë blindave dhe morën rreth 1 milionë euro.

Share This Video


Download

  
Report form