Në hetim pasuritë e grupit të grabitësve

RTV KLAN 2017-06-03

Views 1

Hetimi për dy grabitjet e transfertave bankare në rrugën e Rinasit, tashmë është shtrirë edhe në pasurinë e 6 të arrestuarve.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thanë për Televizionin Klan se anëtarëve të grupit, që janë vënë në pranga u janë gjetur vetëm një pjesë e vogël e parave të grabitura më 15 Dhjetor të vitit 2015 dhe me 9 Shkurt të vitit 2017.

Dyshimet e hetuesve janë se ata mund t?i kenë investuar paratë në biznese, pasuri të paluajtshme apo edhe automjete. Në sitën e hetuesve pritet të kalojnë edhe pasuritë e rrethit të tyre familjar. Po kështu do të kryhen edhe verifikime të hollësishme në lidhje me llogari apo transaksione të mundshme bankare.

Sa i takon personave të tjerë që mbeten ende në kërkim, policia ka vënë në listë edhe vëllain e Admir Muratajt, nga fshati Çerem i Tropojës. Në kërkim është shpallur edhe Klement Çala, por për të nuk ka ende një urdhër arresti.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form