Report TV - Pasuritë e mëdha të krerëve të partive të vogla

Report TV 2017-07-06

Views 0

Ato konsiderohen pati të vogla, madje edhe satelite të dy partive të madha, por kryetarët dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament, posedojnë pasuri të pazakonta, në raport me nivelin e jetesës së shqiptarëve. Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht të ardhurat dhe pasuritë e paluajtshme, vetëm përgjatë vitit 2016, të krerëve të partive të vogla. Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, gjatë vitit 2016, ka blerë një makinë me vlerë 85 mijë euro.

Për të paguar shumën në fjalë, Ndoka i ka marrë një personi privat, 35 mijë euro borxh, ndërsa ka zbrazur një llogari bankare. Ndërkaq, djali i Nard Ndokës, Evis Ndoka, gjatë vitit që lamë pas, ka lidhur një kontratë për blerjen e një apartamenti dhe garazhi, me vlerë mbi 190 mijë euro. Ai ka shlyer 34 mijë euro, ndërsa detyrimi i mbetur është 159 mijë euro. Bashkëshortja e Ndokës punon në Ministrinë e Bujqësisë, djali i punon në Bashkinë e Tiranës, ndërsa vajza punon si specialiste pranë KMSHC.

Share This Video


Download

  
Report form