http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durimit të banorëve të Zharrzës u ka ardhur fundi. Të lodhur nga mosmarrja e asnjë lloj përgjigjeje dhe përgjegjësie nga institucionet shtetërore, ata kane lënë Zharrzën, për t?iu drejtuar Tiranës. Dhjetëra banorë mes të cilëve edhe ata që prej tri javësh ishin në grevë urie kundër kompanisë ?Bankes Petrolium?, u nisën në këmbë nga Fieri drejt Tiranës. Për shkak të gjendjes tejet të rënduar, grevistët e urisë përdorin karroca. Ata kanë kërcënuar se tashmë grevën do ta zhvendosin përpara ambienteve të Mistrisë së Energjisë dhe nuk do të dorëzohen, deri sa problemi i tyre të marrë zgjidhje. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë banorëve të kësaj zone, që t?u bashkohen gjate rrugës në protestën e tyre para Ministrisë se Energjisë. Banorët e fshatit Zharrëz akuzojnë ?Bankers Petrolium? se u ka dëmtuar shtëpitë me shpërthimet nëntokësore që përdorin për nxjerrjen e naftës. Një ditë më parë, kreu i organit qendror te akuzës Adriatik Lalla, u takua me një grup banorësh që protestonin para Prokurorisë së Fierit. Llalla garantoi banoret se hetimi për dëmet e shkaktuara nga kompania do te vazhdojnë deri ne fund.