Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.
Në korrik të 2016, vetëm tre ditë pas arrestimit të Iljaz Labit dhe katër biznesmenëve Zoto ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.Mirëpo 8 muaj nga kjo dorëheqje, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Vendimi për ndalimin e tij është marrë ditën e djeshme, ndërkohë që menjëherë është bërë ekzekutimi i tij.Vecc përgjimeve, kundër Zotos në prokurori ka dëshmuar dhe vartësi i tij,Iljaz Labi, i cili ka pohuar se ai ska pasur dijeni fare për këto prokurime, por e ka udhëzuar drejtori Zoto që të takonte njërin nga biznesmenët, Ylber Kalaja.
Tashmë Zoto, do i bashkohet në burg ish-vartësit të tij Iljaz Labi, i cili prej 8 muajsh vijon të qëndrojë në qeli. Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se në tenderat e ushqimeve në burgje Labi dhe Zoto kanë bërë korrupsion duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.Mirëpo fati i qëlloi që të dy të arrestohen dhe futen në burg, duke provuar vetë ushqimin e burgut, që ata e tenderonin, duke bërë korrupsion.