Prokuroria kërkon shenjat e gishtave për 6 deputetë dhe 3 kryetare bashkie

RTV KLAN 2017-06-03

Views 4

6 deputetë të Kuvendit dhe 3 kryetare bashkie brenda 5 ditësh duhet të paraqiten në policinë shkencore për të dhënë shenjat e gishtave. Kërkesa është bërë nga Prokuroria e Përgjithshme pas dyshimeve se ata mund të kenë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale në vendet e Bashkimit Evropian.

Në listë janë emrat e deputetit socialist Artan Gaçi, dy ligjvënësve të PDIU Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, të cilët kanë mandatin e parë të tyre, Gledion Rehovica i LSI-së edhe ai me mandat të parë në Parlament, Mhill Fufi i përjashtuar nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputeti Armando Prenga i që ushtron mandatin e tij të dytë më Parlament.

Për Prengën prokuroria ka dorëzuar tashmë në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve që t?i ndërpritet menjëherë mandati.

Ndërsa kryebashkiaket të cilëve do t?u merren shenjat e gishtave janë Adriatik Zotkaj i Poliçanit, i zgjedhur nga Partia Socialiste, Termet Peçi kryetari i bashkisë së Tepelenës edhe ky i zgjedhur nga Partia Socialiste dhe kryetari i Bashkisë se Pogradecit, Eduard Kapri, i Partisë Demokratike.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme shenjat e gishtave do të t?i dërgohen Europolit dhe Interpolit për t?i krahasuar me të dhënat që ata mund të kenë në vende të ndryshme të Evropës. Në bazë të informacione të mbërritura nga autoritete të ndryshme të vendeve të Evropës rezulton se ata kanë qenë të dënuar me identitet tjetër.

Një ditë pasi KQZ deklaroi se Armando Prenga nuk preket nga ligji i dekriminalizmit, në zyrat e këtij institucioni, oficerë të prokurorisë së Tiranë kanë sekuestruar praktikat e ndjekura në plotësimin e formularëve te dekriminalizmit nga personat të cilët janë në hetim.

Prokuroria thotë se një deputet dhe dy kryetare bashkish kanë plotësuar dy herë formularin duke deklaruar të dhëna shtesë. / TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form