“Populli të marrë fatin në dorë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Tamara kreu i demokratëve ka ftuar të gjithë malësoret që me 18 Shkurt t?i bashkohen protestës kundër qeverise në Tiranë. Për kryedemokratin ka ardhur koha që populli të marrë fatin në duart e tij.?Duke nisur me bashkimin e madh popullor me 18 shkurt, bashkë kundër tiranisë, varfërisë, padrejtësisë dhe ju premtoj, ju jap fjalën që këtu nga ky vend ku jemi sot për të kujtuar sakrificën sublime për liri, do të kthehem jo thjesht për t?u falënderuar ju por për t?iu shlyer borxhin e madh e të pashlyer deri më sot që ju ka historia dhe Shqipëria?.Duke u ndalur tek zgjedhjet Basha theksoi se themeli i demokracisë është vota e lirë.?Është vota e lirë, vota e lirë që i jep kuptim demokracisë. Vota e lirë që zgjedh dhe largon nga pushteti pushtetarët. Vota e lirë që dikton siç diktonte ndër shekuj tradita e Malësisë dhe Kelmendit, siç diktonte fjala, vepra dhe pushka e Prek Calit që shqiptari është zot në shtëpinë e vet e nuk ka zot tjetër përveç shqiptarit në shtëpinë e vet. Por sot një qeveri është futur përdhunshëm në shtëpinë e çdo shqiptari, në çdo familje në Kelmend, në Malësi e mbarë Shqipërinë. Një qeveri e cila ka hedhur tutje maskën e legjitimitetit demokratik dhe sillet si pushtuese duke shpërfillur dhe braktisur njerëzit në nevojë, duke goditur dhe persekutuar rininë, duke mos i dhënë asnjë mundësi dhe shpresë për të nesërmen, duke i detyruar të largohen drejt emigracionit apo të bëhen skllevër të aktivitetit kriminal. E kështu, ia kanë dalë në më pak se katër vite të krijojnë dy botë të ndryshme. Një botë ku jetojnë shqiptarët e thjeshtë, njerëz fisnikë që duan të jetojnë përmes punës së tyre, talentit, përmes punës së ndershme, përmes djersës dhe dinjitetit, por që nuk arrijnë të mbyllin muajin, nuk arrijnë të përballojnë çmimet e larta sepse nuk ka punë, nuk ka ligj, nuk ka drejtësi, nuk ka respekt dhe nuk ka një derë ku mund të qajnë hallin dhe të gjejnë një zgjidhje. Nga ana tjetër është një botë me një grusht njerëzish që pasurohen ditë për ditë me milionat që marrin nga taksat e popullit më të varfër në Europë. E dinë fare mirë se ora e llogarisë po u vjen?.Kryetari i Partisë Demokratike mori pjese ne aktivitetin përkujtimor të 72- vjetorit të kryengritjes antikomuniste të Kelmendit. Basha vendosi kurorë më lule në memorialin e ngritur për të kujtuar kryengritjen.

Share This Video


Download

  
Report form