http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur akuzave të Prokurorisë lidhur me zbatimin e ligjit për dekriminalimzin. Në një deklaratë për shtyp, KQZ bën me dijë se nga verifikimet që janë kryer, nuk përbëjnë arsye për ndalim të funksioneve nga ana e zyrtarëve, pavarësisht se kanë munguar disa të dhënave në formularin e vetdeklarimit. KQZ vijon më tej duke i kujtuar Prokurorisë se fakti qe disa prej zyrtarëve që kanë bërë kërkesë për plotësim të dhënash jashtë afate ligjore, në thelb i shërben ligjit të dekriminalilmzit, dhe se korrigjimi nuk është i ndaluar. Pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme lëshoi akuza te forta ne adrese te Komisionit te Zgjedhjeve, te cilin e fajësonte per shkelje te ligjit. Madje organi qendror i akuzës njoftoi edhe kallëzimin penal ndaj KQZ-se.