Ora News – Komisioni i ÇEZ, dështon dëshmia e Avokates së Shtetit, Alma Hicka

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Hetimor i ngritur nga opozita nuk ka arritur të marrë dëshminë e Avokates së Shtetit, Alma Hicka, e parashikuar në mbledhjen e kësaj të premtje. Komisioni nuk ka mundur të mblidhet për shkak të mungesës së mazhorancës, të cilën kryetari i Edmond Spaho e komentoi si një pamundësi për të dhënë përgjigje për 345 mln euro detyrim që iu falën ÇEZ.
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor për rimarrjen e aksioneve të ÇEZ Shpërndarje nga shteti shqiptar për shkak të mungesës së anëtarëve të mazhorancës.
Në pamundësi për të mbledhur kuorumin nuk u zhvillua mbledhja ku pritej dëshmia e Avokates së Shtetit, Alma Hicka.
Për kryetarin e Komisionit, Edmond Spaho, mazhoranca kishte dhënë garanci për zhvillimin e mbledhjes së të premtes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/komisioni-i-cez-deshton-deshmia-e-avokates-se-shtetit-alma-hicka/

Share This Video


Download

  
Report form