Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Energjisë dhe Industrisë pranon kërkesën e 73 bizneseve për të shtyrë afatin për daljen nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga operatori publik. Në bazë të ligjit me instalimin e matësave ato duhet të siguronin vetë në bursë energjinë elektrike në kuadër të liberalizimit të tregut, por asnjë prej këtyre bizneseve nuk ka arritur të sigurojë një kontratë për blerjen energjisë në tregun privat.
Ministria e Enegjisë dhe Industrisë shtyn deri në 30 qershor afatin sipas të cilit 73 biznese duhet të sigurojnë në tregun e lirë energjinë elektrike.
Në bazë të ligjit të liberalizimit të tregut, kompanitë duhet të firmosnin kontrata për furnizimin me energji në tregun privat fill pas instalimit të matësave, por vetë kompanitë kanë kërkuar më shumë kohë për ta realizuar këtë proçes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tregu-i-lire-i-energjise-kompanite-afat-deri-ne-qershor-per-blerjen-ne-privat/