TIRANE - Zhbllokohet Gjykata e Lartë për shqyrtimin e 5 rekurseve për ekstradimeve të cilat rrezikonin lirimin e të arrestuarve për llogari të partnerëve të Shqipërisë
Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi ketë të premte dy gjyqtarë me 13 vite eksperiencë dhe që kanë kaluar vettingun, si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Ata do të kenë funksion të përkohshëm dhe do të marrin vendime vetëm për çështjet e ekstradimeve.
Aktualisht në Gjykatën e Lartë është anëtar vetëm Ardian Dvorani, pasi sot u shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelit edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.
Kështu, KLGJ zgjodhi sot anëtarë të Gjykatës së Lartë, gjyqtarët Albana Boksi dhe Sokol Binaj, të cilin janë pjesë e Apelit të Krimeve të Rënda.